Performanca e dobët e presidentit amerikan Joe Biden kundër rivalit republikan Donald Trump tronditi demokratët dhe bëri që disa strategë të pyesin nëse partia e tyre duhet të ndërmarrë hapin e paprecedentë për ta zëvendësuar atë si kandidatin e tyre.

Mbështetësit e Biden kishin shpresuar se debati i së enjtes mbrëma do të largonte shqetësimet se 81-vjeçari ishte shumë i vjetër për një mandat tjetër. Zëri i tij i ngjirur sipas zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë u thanë gazetarëve se ishte një grip sezonal. Zëvendëspresidentja Kamala Harris pranoi se Presidenti Joe Biden kishte një fillim jo të mirë në debatin e tij kundër Donald Trump, por këmbënguli se ai përfundoi të ishte i fortë. Ajo tha gjithashtu se kontrasti midis Bidenit dhe Trump duhet të jetë në fund të fundit në performancën e Biden në detyrë, dhe jo në një debat.

Kamala Harris: Ishte një fillim i ngadaltë. Kjo është e qartë për të gjithë. Unë nuk do të debatoj për këtë pikë. Po flas për zgjedhjen e nëntorit. Po flas për një nga zgjedhjet më të rëndësishme në jetën tonë.

Performanca e lëkundur e Presidentit Joe Biden në debatin presidencial sipas analistëve nuk do të bënte një ndryshim thelbësor në rezultatin e zgjedhjeve.

“Biden kandidon kundër një krimineli të dënuar. Mund të mos e dojë, por edhe ai është më keq. Mendoj se populli amerikan asgjë nuk mësoi nga ato çështjet që ata diskutuan qoftë politika të vërteta. Ishte si një lloj gare deri në fund të debatit. Zotërinj të moshuar që të dy kanë qenë president duke komunikuar pa fakte dhe gënjeshtra që për disa mund të mos i interesojë , ishte krejtësisht e çuditshme.”

Ekspertët kritikojnë edhe moderatorët për moskontrollimin e fakteve të kandidatëve dhe se debati ishte një mundësi e humbur për amerikanët për të mësuar më shumë rreth kandidatëve.

“Nuk e di nëse ka një fitues në këtë debat. Më duhet t’ju them, mendoj se secili kandidat luajti për audiencën e tij. Nuk jam i sigurt se të pavendosurit po binden. Ky ishte një debat i shkurtër në thelb dhe i gjatë në qëndrim. Presidenti Biden  sigurisht nuk pati një performancë bindëse. Pyetja është nëse do të ketë më shumë gjasa nëse demokratët të vendosin një lidership të ri? Kjo është me të vërtetë, mendoj unë, ajo ku duhet të fokusohet fushata e Bidenit në muajt e ardhshëm.”

Ndërkaq shqetësimi për moshën e kandidatëve për president të SHBA-së u vu re edhe në mesin e votuesve. Një grup votuesish amerikanë u shprehën se asnjë prej tyre nuk solli një performancë të duhur që mund t’i bindte ata plotësisht. Shumë prej tyre e cilësuan performancën e presidentit 81-vjeçar demokrat kundër kandidatit republikan Trump të dobët dhe të turpshme për t’u parë.

Disa të tjerë të tronditur nga performanca e Biden tani po priren nga Trump, sepse ata nuk besojnë më se Biden mund të kryejë detyrat e tij si president. Demokrati u vlerësua gjerësisht se e kishte humbur përballjen. Një sondazh i menjëhershëm i CNN pas debatit zbuloi se 33% mendonin se Biden fitoi dhe 67% zgjodhën Trump.

Klan News