Dashi-Një gjendje e mirë psikofizike ju shoqëron sot dhe ju nxit për të ushqyer gëzimin e të jetuarit. Nuk do t’ju pengojë sot të vini në dispozicion energjinë tuaj magjepsëse për të rregulluar ose zgjidhur disa probleme shtëpiake. Një lidhje që lindi papritur ka gjasë të kthehet në diçka më serioze.

Demi-Skena planetare hapet shumë pozitive për ju sot, me disa planetë të shpejtë, ata që i përkasin më saktësisht sferës personale. Natyrisht ata ju mbështesin sot. Afërdita te Binjakët në mbrëmje, ribalancon qëndrimin tuaj për t’u ndjerë mirë në familje, për të mbajtur gjallë harmoninë.

Binjakët-Merruni me atë që bëni më mirë sot dhe mos u futni në zona ku njohuritë dhe eksperienca juaj janë të kufizuara. Nëse bëni diçka gabim, rivalët tuaj nuk do të hezitojnë të paraqesin keq dhe të dëmtojnë reputacionin tuaj.

Gaforrja-Keni nevojë që të dilni nga rutina e përditshme. Do të keni dëshirën e mirë apo ambicien për të dalë mbi të gjithë. Kujdes mos e teproni me shpenzimet.

Luani-Pavarësisht se çfarë ju thonë disa njerëz të caktuar, asgjë nuk duhet ndryshuar. Bota juaj është aq e mrekullueshme sa është. Planetet ju paralajmërojnë se kjo nuk është koha më e mirë për të eksperimentuar me metodat dhe rutinat që ju kanë funksionuar mirë në të shkuarën.

Virgjëresha-Sot do ju shfaqen njerëz nga e kaluara dhe ngjarje të papritura mund të ndryshojnë rrjedhën e ditës. Mos u shqetësoni për këtë. Merrini situatat me qetësi.

Peshorja-Nëse keni në plan të relaksoheni, do mbeteni të zhgënjyer, pasi do jeni të detyruar të çoni deri në fund disa angazhime që do ju hanë kohë gjithë paraditen. Vetëm gjatë pasdites do të shijoni disa momente relaksi. Shëndeti nuk do të paraqesë asnjë shqetësim.

Akrepi-Teatri i ngjarjeve planetare ka sot protagonistë yje të dashur për ju. Neptuni është në atë pikë të Zodiakut ku shfaqet plotësisht i qetë, te Peshqit e nga ky pozicion ju jep një ndjenjë harmonie dhe vullneti për ndryshime revolucionare në familje. Megjithatë, me “familje” nënkuptoni gjithashtu këtu edhe rrethin e ngushtë të miqve.

Shigjetari-Një qiell veror rrit dëshirën tuaj për të ndërtuar diçka të re. Jupiteri në shenjën miqësore të Dashit ju jep energji magjepsëse që kombinohet me gëzimin e të jetuarit që tashmë dini si ta çlironi. Treshja Hënë – Afërditë – Mërkur, në shenjën e gjallë të Binjakëve, ju sjell disa ndalesa në sektorin e dashurisë, sidomos nëse keni lindur në dhjetëditëshin e parë.

Bricjapi-Sot do të shihni shumë gjëra në një mënyrë tjetër. Do të rishikoni shumë gjëra që keni bërë deri më tani. Mos u vononi me gjëra që nuk kanë rëndësi, sepse kjo është në dëmin tuaj. 

Ujori-Do të jeni nën ndikimin e një Marsi shumë agresiv, prandaj sot mund të tundoheni për t’u hedhur në aventura të reja. Kujdes, sepse mund të fusni në krizë raportet me partnerin.

Peshqit-Dielli në shenjën e Akrepit është në anën tuaj sot, por këshilloheni të mos e merrni gjithçka për të kryer. Mbi të gjitha, jini i vërtetë me miqtë tuaj pasi janë ata që do të jenë gjithmonë aty për ju, pavarësisht gjithçkaje./tvklan.al