Në kohën e lirë gjatë Kampionatit Europian pasi trajneri Silvinjo kishte përfunduar stërvitjen, futbollistët e Kombëtares Shqiptare luanin lojëra të ndryshme.

Këtë e kanë zbuluar gazetarët e Tv Klan që ishin në Gjermani, Alban Xhihani dhe Glend Tafaj. Të dy, së bashku me Elseid Hysajn dhe të tjerë panelistë ishin të ftuar në emisionin Kampionët me Marina Vjollcën në Tv Klan.

Në kohën e lirë, lojtarët kuqezi luanin bilardo, ping-pong dhe Play Station.

Por gazetari Glend Tafaj ka treguar edhe një episod kur pa në Gjermani ministrin e Brendshëm Taulant Balla të luante bilardo me një prej futbollistëve të kombëtares shqiptare.

Glend Tafaj: Të them një ndeshje bilardo që nuk do e kishe pritur kush ishin sfidantët?

Marina Vjollca: Kush?

Glend Tafaj: Taulant Balla me Brojën. Tek e tek në bilardo, i kam parë të dy vetë, Taulant Balla me Brojën, fantastike. Edhe me inat loja, jo lojë kështu, me inat që kush ta fitojë, me nerv.

/tvklan.al