Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Sistemi i adresave në të gjithë vendin mbetet kaotik. Shumica e rrugëve dhe pallateve janë pa emërtime dhe numra. Ministri Blushi pas përfundimit të aftit që u kishte lënë përfaqësuesve të pushtetit lokal në të gjithë vendin, për të ngritur zyrat e regjistrimit të adresave ka pohuar se përball një problemi kaq të rëndësishëm që prek edhe listat e zgjedhësve, kryetarët e bashkive dhe komunave janë treguar krejt indiferent.

Ben Blushi: “Për fat të keq konstatojë që kjo kërkesë nuk është marrë shumë seriozisht, gjë që besoj se mbi të gjitha cenon imazhin e vetë njësive vendore përkundrejt komuniteteve që i kanë zgjedhur, sepse detyra themelore, besoj e një njësie vendore nuk është vetëm të shtrojë rrugën më asfalt, por para së gjithash që ajo rrugë të ketë një emër dhe të ketë një sistem të plotë adresash”.

Ministria e Pushtetit Vendor ka hartuar një projektligj për rregullimin e sistemit të adresave, i cili pritet vetëm t’i kalojë parlamentit për miratim.

Ben Blushi: “Ligji përveç kritereve të reja që prezanton, nisur dhe nga realiteti shqiptar kur çështjet të tilla nuk merren me seriozitetin e duhur siç edhe po ndodh, parashikon po ashtu dhe vendosjen e disa sanksioneve, e disa gjobave administrative për ata kryetar bashkish apo komunash, të cilët nuk i përgjigjen detyrimit ligjor”.

Sipas Blushit vetëm me ligj mund të rregullohet kaosi i krijuar në sistemin e adresave./tvklan.al

Gazetare: Elja Zotka