Stabiliteti i Maqedonisë është çështja që i intereson edhe komunitetit evropian. Zhvillimet politike në Maqedoni dhe Shqipëri janë diskutuar mes liderit demokrat Berisha dhe nënkryetarit të parlamentit maqedonas Shaqiri. Vendimi më i fundit i parlamentit maqedonas për decentralizimin konkretizon edhe Marrëveshjen e Ohrit, një marrëveshje kjo e cila është kusht për paqen.

Sali Berisha: “U diskutua lidhur me referendumin. Partia Demokratike mbështet fuqimisht qëndrimin e të gjitha forcave politike e bashkimit demokrat e të gjitha forcave politike shqiptare në Maqedoni të cilat janë të interesuara që Marrëveshja e Ohrit të zbatohet.”

Edhe për nënkryetarin e parlamentit maqedon, rruga e vetme për zhvillim është implementimi i marrëveshjes.

Shaqiri: “Qëllimi krejt i këtij referendumi ngërthen në vete një politikë antishqiptare nga qarqet e caktuara të cilat ende nuk shkarkohen nga e kaluara, por Maqedonia tani duhet të shikohet si një shtet që ec drejt stabilitetit duke pasur për bazë Marrëveshjen e Ohrit.” /tvklan.al