Ish-Kryeministri Sali Berisha ka akuzuar qeverinë e Edi Ramës në lidhje me sektorin e shëndetësisë. Lideri historik i demokratëve ka publikuar një raport të Numbeos për gjendjen e sistemit shëndetësor.

Sipas burimit që i referohet Berisha, Shqipëria është e fundit në rajon, e parafundit në Europë dhe në “Top 10” e vendeve më të këqija në botë sa i përket kualitetit të shërbimeve shëndetësore.

“Narkoshteti i Edvin Ramës synon vetëm trashjen e xhepave të kapove të tyre ndërkohë që shqiptarët nuk i marrin as shërbimet elementare të duhura! Ky raport i Numbeo përshkruan më së miri gjendjen në të cilin është katandisur shëndetësia jonë nga kjo qeveri skandaloze”, shkruan Berisha në Facebook./tvklan.al