Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Kryetari i Partisë Demokratike ka vizituar dje kampet e të ardhurve nga Kosova në Bulqizë dhe Burrel. Në një nga zonat përreth tyre Berisha është gjendur present në një dasëm të dy të rinjve kosovarë, të cilëve ju është drejtuar se akti i tyre është një mesazh shprese për të gjithë dhe për një Kosovë të lirë.

Berisha është pritur edhe nga banorë të Bulqizës dhe Burrelit. Të ardhurve nëpër kampingje Berisha ju është drejtuar se ju ndodheni sërisht në shtëpinë tuaj Shqipëri, duke pritur kthimin në Kosovën e lirë.

Në një miting të improvizuar Berisha është shprehur se ju keni ardhur në familjet shqiptare, në çadra, kampingje në kushte të vështira por duhet ta ndieni veten si lufta në llogore. Regjimi i Millosheviçit dhe diktatura e tij I kanë ditët e numëruara ka thënë Berisha. Ju vërtetë keni humbur shumë por duhet ta dini se keni më shumë miq dhe përkrahje se kurrë./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti