Programi “Brain Gain”ose thithja e trurit është finalizuar me grupin e parë të fituesve, ndër kandidatët që kanë kryer studime në nivel master, doktoraturë dhe post doktoraturë.  Nisma e qeverisë shqiptare mbështetur nga PNUD,  program i zhvillimit i Kombeve të Bashkuara ka prodhuar të paketën 950 vende pune të reja gjatë vitit që shkoi në universitete për akademikë të rinj të shkolluar jashtë vendit.

Kryeministri Berisha  në ceremoninë e promovimit të grupit të parë të fituesve gjithsej 68 intelektualë të rinj, tha se Brain Gain është një nga programet më jetike të vendit.

Sali Berisha:Koha kërkon që me një emergjencë të madhe, që të qëndrohet në lartësitë e saj dhe sot Shqipëria e cila në proporcion me vendet e tjera mund të ketë numrin më të lartë të studentëve, të studiuesve në Evropë dhe në botë ka gjithashtu dhe shansin më të madh në përkushtim të kërkojë bashkëpunim e tyre, të kërkojë rikthimin e tyre, të kërkojë kontributin e tyre.”

Kryeministri tha, se universitetet qofshin publike apo private duhet të jenë qendrat kryesore që përfshijnë kontingjente intelektualësh fitues të këtij programi.

Sali Berisha:Ky program shënon sot suksesi e parë. Një thirrje do tu bëja të gjithë drejtuesve të universiteteve publike dhe private, ta përparësojnë atë dhe do t’i garantojë se qeveria nuk do t’i dallojë, nuk do t’i diferencojë. Për sa i përket këtij programi do ketë qëllim të njëjtë ndaj tyre.”

Ritmin e lartë të rikthimit të intelektualeve në Shqipëri kryeministri Berisha e lidhi me ecurinë e reformave në vend. Duke ju referuar krizës globale, ai tha, se Shqipëria edhe këtë vit do të shënojë rritje të lartë pasi siç tha kryeministri, në themel të ekonomisë janë vendosur parime solide të funksionimit të saj.

Sali Berisha: Me gjallëri dhe dinamizëm ky vend përpiqet të përballojë apo të ecë me orën globale. Unë dua tu garantoj ju se arsimi do të mbetet prioriteti absolut i kësaj qeverie. Ne u kemi dhënë universiteteve publike 1000 vende shtesë vetëm për ju. Po u garantoj ju se ndjemi të gatshëm tu japim edhe 2000 vende mjafton që ne të arrijmë t’i mbushim ato, mjafton që ne të arrijmë të rikthejmë trurin tonë në vend.”

Kryeministri përmendi gjithashtu fondin e ekselencës si një mundësi tjetër nga e cila mund të përfitojnë studentet shqiptare. Zëvendës administratorja e PNUD Kori Udovicki e cilësoi programin si mjaft të suksesshëm, duke vlerësuar punën e qeverisë në këtë drejtim./tvklan.al

Gazetare: Menada Ziami