Në 26 mujorin e vrasjes së Azem Hajdarit, demokratët janë bashkuar dhe janë rikthyer në sheshin “Skënderbej”. Më 1 tetor e djathta shqiptare pësoi dhunimin më të madh në historinë e saj, u drejtua kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha të pranishmëve në shesh.

“Në rast se ne do të pranojmë, qytetarët shqiptare janë pa rregullsi liste. Në rast se ne do të pranojmë që qytetarët shqiptarë në listat fantazëm nuk do të ketë më zgjedhje, por do të ketë vetëm farsë elektorale nuk do të ketë më liri, por do të ketë vetëm mashtrime. Nuk do të ketë prosperitet, por do të ketë mafje, drogë, trafiqe, krim të organizuar, dhunim të çdo individi dhe shoqërisë shqiptare.”

Protestuesit kanë lënë sheshin për të vazhduar ritualin e zakonshëm përballë Ministrisë së Rendit ku janë thyer xhamat e zyrave të drejtuesve të lartë të rendit, mes tyre dhe xhami i zyrës së drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Veli Myftari. Nuk kanë mjaftuar vetëm gurët, vezët dhe domatet për të shprehur zemërimin e protestuesve për vjedhjen e votave. Shpërthimi i shashkave dhe kapsolleve përballe selisë së qeverisë ka shoqëruar këtë radhe thyerjen e xhamave./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame