Edi Rama: “Pas shpërthimit vrastar të Gërdecit, ky proces hyri përfundimisht në hullinë e interesit personal të Sali Berishës, për të vënën nën trysni prokurorinë e për të mbajtur në një pozicion mpirje dhe paralize të gjithë sistemin gjyqësor.”

Në kundërpërgjigje të kësaj deklarate, kryeministri Berisha tha që nga Pogradeci ku mori pjesë në përurimin e një sërë veprash publike, se pavarësisht qëndrimit të opozitës, mazhoranca është e vendosur të vazhdojë reformën në drejtësi.

Sali Berisha: “Reforma do eci.”

Duke folur për qëndrimet e të majtës, kreu i qeverisë e cilësoi atë si një opozitë me retorikë boshe e cila nuk mund te jetë alternative për të ardhmen.

Sali Berisha: “Ka një opozitë e cila nga mëngjesi gjer në darkë tregon me gisht dhe s’tregon asgjë. Akuzon dhe vetëm shpif, megjithatë mençuria është mençuri, kam bindjen më të thellë se midis alternativës së veprave dhe alternativës së boshit ju do të zgjidhni alternativën e  veprave.”

Po kështu, kryeministri përsëriti akuzat për  abuzime me fondet publike në bashkinë e Tiranës teksa u shpreh se investimet e saj nuk shkojnë në interes të qytetarëve.

Sali Berisha: “Të vijë të marrë shembull, ish-kryetari i bashkisë Tiranës, se në rast se në një lagje me  30 mijë banorë në Tiranë gjeni më shuam se 2 kopshte, nuk janë, nuk ka sepse ai ka një problem me kopshte dhe shkolla, ka problemin e 15% të truallit se ato nuk japin 15%, siç japin pallatet.”

Me inaugurimin e shkollës së re në fshatin Petrush, Berisha tha, se qeveria e ka çuar në 300 numrin e shkollave te reja dhe në mbi 700 atë të godinave te rikonstruktuara. Ai u shpreh se arsimi do të mbetet prioritet i qeverisë duke theksuar se ne 1 maj arsimtaret do të përfitojnë një tjetër rritje të pagës. Kjo do te ndodhe edhe për pensionistet dhe kategori te tjera buxhetore nënvizoi Berisha. Më parë kryeministri  mori pjesë në inaugurimin e rrugës Dardhas-Qaf Plloç  një investim që kap vlerë 51 milionë lekëve. Kreu i qeverisë inspektoi edhe punimet për sistemin e kanalizimeve të ujërave të zeza në fshatin Stropckë. Në takimin me banorët Berisha u shpreh se qeveria e ka kthyer vëmendjen e saj tek fermerët. Duke iu referuar ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, kryeministri garantoi se zgjedhjet e vitit 2009 do të jenë më të mirat e zhvilluara ndonjëherë.

Sali Berisha: “Ne do të bëjmë çdo përpjekje që zgjedhjet të jenë më të mirat më të ndershmet në historinë e këtij vendi.”/tvklan.al

Gazetare: Jolldiz Mitro