Edhe pse sistemi i ri i BE-së i azilit nuk ka hyrë ende në fuqi, Ministrja e Brendshme gjermane Nancy Faeser është treguar entuziaste ndaj modelit italo-shqiptar për menaxhimin e emigrantëve të paligjshëm.

“Jam e surprizuar nga ajo që po bën Italia së bashku me Shqipërinë për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm. Italia synon që të trajtojë procedurat e aplikimeve për azil në Shqipëri si një vend i tretë i sigurtë jashtë BE-së. Kjo marrëveshje e kryeministres Meloni me palën shqiptare përbën një qasje inovative ndaj po e diskutoj me kolegun tim italian.”

Administrata gjermane po shqyrton opsionin me të përshtatshëm për të dërguar refugjatët që ndodhen në territorin e saj.

“Administrata jonë është në fazat përfundimtare të rishikimit se si mund të jenë procedurat e përbashkëta të ligjshme të azilit në vendet e treta. Çështja parësore është: “Cili shtet do të ishte gati të strehonte një numër të konsiderueshëm refugjatësh? Cili shtet është i përkushtuar për sigurinë e tyre dhe do t’i kthejë ata nëse refuzohen, duke respektuar të drejtat e njeriut?”

Faeser nuk pajtohet me propozimet për të dërguar refugjatë në Ruanda siç parashikon modeli që ka zgjedhur Mbretëria e Bashkuar.

“Unë jam pragmatiste për çështjet e migracionit. Nuk jam e sigurt nëse procedurat e azilit në shkallë të gjerë mund të zhvillohen në një vend me një situatë kaq komplekse si Ruanda. Kjo situatë është sfiduese për Mbretërinë e Bashkuar.”

Planet e Italisë për të ngritur qendra pritjeje për mijëra emigrantë në Shqipëri, sipas ministres së Brendshme gjermane nuk shkelin ligjin e BE-së.

Klan News