Jahmir Hyka po tërheq vëmendjen e Beshiktashit. Mesfushori shqiptar po kalon një formë të mirë me Lucernën dhe kjo ka bërë që klubi i njohur turk të tregojë interes sipas lajmit të botuar në gazetën zvicerane “Blik”. Këtë kampionat futbollisti shqiptar ka shënuar 6 gola në 15 ndeshje të zhvilluara.

Kontrata e Hykës me skuadrën e tij me skuadrën zvicerane është e vlefshme deri në fund të këtij sezoni. Jahmir Hyka luan për Lucernën prej vitit 2011. Jahmir Hyka është afruar përsëri në Kombëtare, pasi cilësohet si një element i vlefshëm nga trajneri Xhani De Biazi.

Tv Klan