Lajme Arkiva 2003

Kudo në botë sot i bëhet homazh librit dhe autorëve të tij njëkohësisht inkurajohen të rinjtë për të lexuar në ditën botërore të librit ka 8 vite që UNESCO e ka shpallur 23 marsin si ditën botërore të tij, në këtë datë por në vite të ndryshme janë ndarë nga jeta shkrimtarë të mëdhenj si Shekspiri, Servantes e kanë lindur të tjerë të njohur.

Në këtë ditë Biblioteka Kombëtare për herë të parë ekspozon botimet shqiptare të viteve 20-44. Bëhet fjalë për një 31 shtëpi botuese të periudhës së pavarësisë një pjesë e të cilave ndodhet në stendat e Bibliotekës Kombëtare.

Nga fondi prej 3700 librash me fletë të zverdhura që ka biblioteka janë ekspozuar 160 janë botimet më pikante. Motoja e ditës së botuesve në botë është: “Libri ndodhet në rrugë, ndaj jep një libër sikur të japësh një trëndafil”, ndërkohë për vizitorët e Bibliotekës Kombëtare është dhuruar revista biblioteka 2002.

Përveç përkujtimit të kësaj dite drejtori i Bibliotekës Kombëtare për vitin e ardhshme mendon të zhvillojë konkurse për botime./tvklan.al