Edhe mediat zvicerane promovojnë bukuritë e Shqipërisë .Gazeta e njohur “Blick”  shkruan se sektori i turizmit në Shqipëri po lulëzon dhe numri i turistëve në vend po rritet me shpejtësi. Një ndër pikat e para të rekomanduara turistike në  këtë artikull për Shqipërinë  është Tirana.

Kryeqyteti karakterizohet nga jeta e gjallë e natës në zonën e Bllokut, ku dikur jetonin politikanët komunistë. Në qytet po krijohen gjithnjë e më shumë restorante.

Në shkrim përmenden edhe qytetet historike të Beratit dhe Gjirokastrës. Biznesmenët po investojnë në ndërtesat historike të qytetit të Beratit  dhe po i shndërrojnë ato në hotele, restorante dhe dyqane.

Në Gjirokastër ndodhen rreth 600 ndërtesa të periudhës osmane dhe kjo është arsyeja pse Gjirokastra u bë gjithashtu një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në vitin 2005.

Një tjetër sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që duhet vizituar  është edhe  Parku Kombëtar i Butrintit. Por vendi ynë sipas medias zvicerane nuk ka vetëm vende historike që nuk duhen humbur  por edhe plazhe të bukura. Për “Blick” plazhi më i bukur është ai i Gjipesë.

Në fund rekomandon lexuesit e saj të vizitojnë Syrin e kaltër në Sarandë  i cili është burim ujor me ngjyra mbreslënëse që tërheq vizitorët.

Klan News