Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe i cilësoi si të pavërteta akuzat e opozitës, se objektet që janë trashëgimi kulturore janë dhënë me koncensione apo me PPP dhe janë zbatuar të gjitha rekomandimet e UNESCO-s sa i përket parkut të Butrintit.

“Nuk kemi të bëjmë me PPP dhe koncesione. ADF nuk ka asnjë qëllim me fitim prurjen. ADF sot për ne do të thotë 55 milionë euro i ka dhënë për trashëgiminë kulturore. Ky fondacion nuk ka lidhje me asnjë ndërmarrje që ka nga pas një biznes”.

Duke iu përgjigjur pyetjes se interpelancës së thirrur nga deputetja Ina Zhupa, Gonxhe tha se kanë reflektuar vendimet në Komunitetin e Trashëgimisë Kulturore.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe bëri të ditur se janë rritur me 20-fish investimet direkte në trashëgiminë kulturore krahasuar me vitin 2013. Kjo vjen falë financimeve domethënëse të huaja, drejtpërdrejt në interes publik.

Tv Klan