Për të gjithë ata që gjermanë që duan të vizitojnë vende në Evropë që nuk janë prekur nga turizmi masiv Shqipëria është destinacioni perfekt.

Revista  gjermane “Travelbook” jep disa këshilla dhe informacione që janë të rëndësishme për pushimet  e udhëtarëve të huaj. Në artikull thuhet se vendi ynë ka shumë thesare natyrore ,pothuajse të pazbuluara, vende të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, liqene dhe male të larta.

Nuk mund të mungonin vlerësimet për qytetin e Beratit dhe Gjirokastrës të cilat janë ideale  për ata turistë që adhurojnë historinë. Qytete si Saranda, Durrësi dhe Vlora janë gjithashtu të njohura për turistët.

Adhuruesit e sporteve në natyrë mund të zgjedhin midis një sërë aktivitetesh si ecja, ngjitja, çiklizmi në mal, skijimi dhe rafting në ujë. Pushuesit e huaj mund të eksplorojnë plazhet e ëndrrave në rivierën tonë  Shqiptare.

Klima në Shqipëri është mesdhetare dhe karakterizohet nga një verë e nxehtë dhe dimër i butë.

Temperaturat maksimale në bregdet midis majit dhe tetorit janë më shumë se 20 gradë, midis Qershorit dhe Shtatorit dhe veçanërisht në Korrik dhe Gusht ato shkojnë në mbi 30 gradë.

Klan News