Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Të parët që korruptohen janë doganierët, pastaj tregtarët. Ky ka qënë kostatimi i biznesmenëve shqiptarë në takim me drejtorin e përgjithshëm të doganave Petrit Ago. Në këtë takim biznesmenët shqiptarë shfaqin shqetësimet e tyre në lidhje me bizneset që ata ushtrojnë. Me kërkesë të Dhomës së Tregtisë kreu i doganave Ago pranon ftesën bashkëpunuese. Sipas Dhomës së Tregtisë shteti para se të hartoj një ligj duhet të marri edhe mendimin e biznesmenëve. Biznesmenët dhe Dhoma e Tregtisë janë pjesa më korrekte e shtetit, pasi janë të vetmit që kërkojnë bashkëpunim me të. Gjithashtu biznesmenët në takim shprehën vërejtje për kodin doganor, nëpërmjet të cilit duhet tju pritet rruga konkurencës së paligjshme. Si përfundim dhe të pa kënaqur ata shprehen se kodi respekton tregtarët, ndërsa doganierët nuk e respektojnë këtë shtresë./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti