Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Skandali i gjakut të infektuar. Kjo është superçështja franceze procesi i së cilës ka hapur sot siparin. Në bankën e të akuzuarve ndodhen ish-kryeministri Loran Fabys dhe dy ish-ministrat e epokës së Miteranit. Akuza është mbi ish-funksionarët e lartë është vonesa e analizave të gjakut për transfuzion, e bërë kjo ndoshta për të favorizuar një ndërmarrje franceze e cila ende nuk e kishte perfeksionuar testin për sëmundjen e shekullit. Në këtë mënyrë francezët shpresojnë se më në fund do të hedhin dritë mbi njërën nga ngjarjet më të errta të viteve të fundit.

Edhe të fundmit e tmerreve të kuq janë tërhequr. 1700 ushtarë kanë vendosur të bashkohen me ushtrinë kamboxhiane. Ky përbën në fakt edhe aktin e fundit të një konflikti i cili zgjati 30-vjet. Ministri i Mbrojtjes zbriti sot në seline e tmerreve të kuq dhe i ka dhuruar ushtareve nga një uniformë të ushtrisë kamboxhiane.

Tiroli mbytet nga debora. Rreth 6000 skiatore kanë mbetur të bllokuar gjithë fundjavën në mal. Nga dëbora janë bllokuar jo vetëm rrugët e Zvicrës por ato të gjithë Europës./tvklan.al