Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Ashtu siç pritej sot një mocion mosbesimi i partive opozitare ka shkaktuar dorëheqjen e qeverisë indiane. Më pas kryeministri indian i ka paraqitur dorëheqjen presidentit të vendit të cilit i bie detyra tani që të caktoj kryeministrin e ri. Kriza qeveritare në Indi nisi menjëherë pas provës së lëshimit të një rakete balistike tokë-tokë. Besohet se drejtimin e qeverisë së re indiane do ta mërrë e veja e ish-kryeministrit të vrarë indian Sonja Gandi.

Protesta anti-qeveritare në Malajzi, që pas dënimit të ish-kryeministrit nga një gjykatë speciale malajziane. Kryeministri Ibrahim u dënua nën akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të fondeve. Por ish-kryeministri ka një përkrahje të madhe midis njerëzve të thjeshtë të cilët sot kanë kërkuar lirimin e tij.

Vazhdon fushata elektorale në Turqi. Midis shumë partive politike besohet se shumicën e votave do ta fitoj pretendentët kryesor për kryeministër Bulent Eçevit ose Tansu Çiller. Në zonat kufitare me Kurdistanin besohet se fitoren do ta arrijnë edhe përkrahësit e liderit kurd Abdullah Oçalan./tvklan.al