Lajme Arkiva 2003

44.000 metra linearë metrazhe i janë shmangur detyrimeve financiare të doganave dhe për pasojë nga departamenti hetimor së bashku me antikontrabantën është bllokuar ngarkesa e plotë e firmës Rubens. Dy ditë që malli i kësaj firme fle në magazinat e doganës Tiranë. Deri më tani pronari i kësaj firme nuk ka pranuar detyrimin shtesë për mallin e padeklaruar.

Gjatë kësaj kohe pritet edhe rezultati i verifikimit në laboratore për llojin dhe cilësinë e mallit, pasi përveçse është shkelur duke mos deklaruar saktë mund të ketë mospërputhje në këtë përbërës.

“Nga pëlhurë sintetike, mund te jetë metrazhi i një lloji tjetër. Kemi ndarë çfarë është pëlhurë sintetike dhe çfarë është basmë. Mund të dalë të klasifikohet diçka tjetër dh enë qoftë se klasifikimi del i gabuar do të merren masat e mëtejshme. Nga 101 mijë metra që ka deklaruar  realisht rezultojnë 47 mijë metra tepër. Për këtë ky subjekt është penalizuar. Këto 47 mijë metra linearë janë përllogaritur në një shumë rreth 4 milionë e 600 mijë lekë të reja”.

Gjatë këtij muaji dogana ka penalizuar edhe 7 subjekte të tjera që kanë patur shkelje doganore të mos deklarimit të saktë të sasisë, vlerës dhe origjinës. Shuma e penaliteteve të vendosura arrijnë në vlerën e 12 milionë lekëve.

Drejtoria e përgjithshme e doganave i kërkon komunitetit të biznesit të denoncojë çdo rast abuzimi të personelit doganor, duke i siguruar që qëndrimi i saj do të jetë rigoroz dhe ligjor./tvklan.al