Pallati i Sportit “Asllan Rusi” mblodhi sot boksierët më të mirë të vendit të cilët në ndeshjet e zhvilluar në ringun e ngritur diskutuan midis tyre kupën që mban emrin e mjeshtrit të madh të boksit Todi Janku. Me një rivalitet të madh, boksierët e 8 peshave paraqitën përpara sportdashësve vlerat më të mira të tyre ku u dalluan mes tyre boksierët shkodranë.

Përveç vetë ish boksierit të madh shqiptar Todi Janku në këtë aktivitet të zhvilluar sot pasdite morën pjesë zëvendësministri i Kulturës dhe Sporteve Kreshnik Tartari si dhe personalitete dhe veteranë të tjerë që kanë lidhje me këtë sport burrëror./tvklan.al