Gjykata e Posaçme i komunikoi këtë të enjte masën e sigurisë “arrest në shtëpi” kryebashkiakut të Tropojës, Rexhë Byberi për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Kryebashkiaku dyshohet se ka abuzuar me detyrën duke i shkaktuar dëm ekonomik shtetit në vlerën e 277 milionë lekëve në lidhje me ndërtimin e dy rrugëve në Bashkinë e Tropojës.

Gjithashtu po në këtë seance, Gjykata e Posaçme la në arrest shtëpie dhe nënkryetarin e bashkisë, Abedin Kërrnaja.

Tv Klan