Një humbje e hidhur ajo me Gjeorgjinë në Air Albania, por trajneri Silvinjo thotë se nuk mund të kritikojë futbollistët e tij për atë që dhanë në fushë.
Sylvinho: Për fat të keq. Stadiumi ishte plot dhe pritshmëritë tona ishin mjaft të mira për të fituar, mbase edhe për të barazuar. Është humbja e parë pas një viti e gjysmë…është madje dhe goli i parë që kemi pësuar në stadiumin “Air Albania” dhe më vjen keq për këtë, por në futboll ndodh gjithçka… gjithsesi futbollistët dhanë maksimumin.
Në një intervistë për emisionin Opinion, tekniku brazilian rrëfen se përballë kishin një rival të fortë në një ndeshje që u vendos nga një episod.
Sylvinho: Po, ishte e vështirë, edhe ndeshja…sipas meje duhej të ishte një barazim, por unë mendoj që nëse do të kishim shënuar të parët, ndeshja do të kishte përfunduar 1 me 0 në favorin tonë.
Trajneri foli edhe për eksperiencën në Europianin e Gjermanisë duke treguar edhe momentin më të vështirë.
Sylvinho: Kur pashë Italinë që përmbysi rezultatin e ndeshjes në harkun e 5 minutave.
Ndërsa momenti më i bukur për të ishte ndeshja me Kroacinë.
Sylvinho: Dukej se ndeshja ishte e mbyllur, por ata e përmbysëm rezultatin, deri në fund barazuam, por u luajt e gjithë ndeshja prej 90 minutash.
Silvinjo shprehet se skuadra kuqezi është rritur shumë vitet e fundit, falë edhe investimeve të Federatës.
Tv Klan