Kanë mjaftuar pak minuta shi pasditen e së dielës për të shkaktuar dëme të konsiderushme të prodhimit të fermerëve në njësinë administrative Podgorie në Bashkinë e Maliqit.

Dëmet më të mëdha janë evidentuar në fshatin Bregas dhe Pirg. Fermerët thonë se gati 80% e prodhimit të vreshtave dhe perimeve janë dëmtuar plotësisht nga breshëri.

“Kokrra e breshrit ishte sa një kumbull, rrushin dhe mollët i hodhi përtokë, këto dëme ka bërë,” tha një fermer.

Dëme nga breshëri i cili ra me intesitet të lartë ka pasur edhe tek drufrutorët dhe misri.

“Mori më qafë të gjithë njerëzit, të gjithë fshatarët mbaruan fare. Të gjitha frutat dhe perimet janë shkatërruar. Mollët, rrushin dhe vreshtarinë po ashtu, kurse misrin e prishi fare. Presim ndihmë nga shteti,” tha një fermer tjetër.

Pas reshjeve, Specialistet e Drejtorisë së Bujqēsisë dhe bashkisë së Maliqit kanë verifikuar dëmet në fshatrat e prekur nga breshëri.

Klan News