Evropianët po i drejtohen gjithnjë e më shumë paketave turistike për të realizuar pushimet e tyre të verës. Kishte vite të tëra që udhëtarët përdorin internetin për të zgjedhur inteneraret e tyre, por tashmë trendi i blerjes së një pakete të gatshme turistike, që filloi vitin e kaluar është përshpejtuar këtë verë dhe ka arritur shifrat më të larta që nga pandeminë e koronavirusit.

Për Noreen Cannon, zgjedhja e një pakete një javore për familjen e saj këtë verë ishte zgjidhja ideale për shkak të kostove dhe komoditetit që ofrohen një paketë turistike.

“Ne zgjodhëm Spanjën sepse kemi patur disa miq që kanë ardhur  këtu, kështu që donim t’u bashkoheshim atyre dhe zgjodhëm këtë paketë sepse ishte një hotel i bukur dhe ishte një marrëveshje vërtet e mirë.”

Hoteli që ajo zgjodhi ka një plazh, një pishinë dhe një zonë ku fëmijët mund të luajnë.

 “Ishte një paketë e mirë për të gjithë familjen dhe njerëzit me të cilët po takojmë ata kanë edhe fëmijë, kështu që fluturimi ishte i këndshëm dhe hoteli është i këndshëm për fëmijët, është i orientuar drejt familjes, kështu që është mirë, një marrëveshje e mirë për ne.”

Udhëtimet me paketa zakonisht kanë tërhequr pushuesit me të ardhura të ulëta deri në mesatare që kërkojnë diell dhe det me opsione gjithëpërfshirëse.

“Unë mendoj se do të jetë mirë, hoteli duket shumë i mirë  dhe ka plazhe të bukura, vende të këndshme për fëmijët për të luajtur, kështu që mendoj se do ta shijojmë.”

Paketat turistike të cilat përfshijnë pak fleksibilitet thotë agjencia e lajmeve “Reuters” po preferohen më shumë nga personat mbi 65 vjeç.

Tani udhëtarët më të rinj janë gjithashtu të etur, të tunduar nga paketat turistike që ofrojmë më shumë fleksibilitet  në krahasim me ato të së kaluarës.

Për t’iu përshtatur kërkesave shumë kompani po ofrojnë  më shumë fleksibilitet për paketat e tyre , si p.sh. t’i lejojë klientët të rezervojnë me një linjë tjetër ajrore ose të zgjedhin vetë kohën e udhëtimit.

“Rreth 800 mijë klientë zgjodhën një paketë fleksibël në tremujorin e dytë ose 14% më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë”, thuhet në raportin e  kompanisë së madhe të udhëtimeve TUI.

Britanikët shpenzojnë mesatarisht rreth 450 dollarë për person për pushime , tregojnë shifrat e “Euromonitor” pasi agjencitë turistike negociojnë marrëveshje me hotele dhe kompanitë e  transportit për të ulur kostot.

Por edhe paketat turistike do të shtrenjtohen. Parashikohet që çmimet do të  kenë një rritje prej 3.5% duke filluar madje nga ky vit, një rritje që sipas analistëve do të jetë më e madhe  se përpara pandemisë së Covid-19, kur ato u rritën me një ritëm prej rreth 1.3% nga 2014-2019.

Klan News