Festivali i Eurovizionit është ngjarja më e rëndësishme muzikore e kontinentit, por këtë vit interesi nga ana e publikut britanik nuk ka qenë i lartë. Këtë e tregojnë edhe shifrat e shikueshmërisë dhe sipas Daily Mail, festivali u ndoq nga 8.5 milionë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar, pra 2.5 milionë më pak krahasuar me vitin 2023.

Ky përbën sipas mediave britanike nivelin më të ulët të shikueshmërisë ndër vite dhe një nga arsyet se pse shikuesit britanikë e braktisën ishte për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovizion.

Përfaqësuesja e Izraelit Eden Golan, iu desh të qëndronte në një hotel të ndryshëm nga garuesit e tjerë për shkak të frikës së sigurisë. Ajo është shoqëruar në aeroport me një prani të madhe policie.

Klan News