15 milionë Dollarë për të rrëfyer për një libër biografik

Për Britney Spears po vijnë kohë të arta, pasi hoqi qafe tutelën ligjore 13-vjeçare të të atit. Ajo ka nënshkruar një kontratë me vlerë 15 milionë Dollarë për të rrëfyer në një libër, historinë e jetës së saj.

Bëhet fjalë jo vetëm për kontratën më fitimprurëse që ajo ka nënshkruar ndonjëherë, por edhe një prej më të majmeve të nënshkruara ndonjëherë në Shtetet e Bashkuara. Vetëm çifti Obama e ka kaluar këtë shifër, duke e shitur për 60 milionë dollarë, të drejtën për librin që përmbante historinë e jetës së tyre, në vitin 2017.

Vlera e kontratës që Spears nënshkroi me shtëpinë botuese të famshme Sajmën end Shustër është sa çereku apo ¼ e pasurisë së saj 60 milionë dollarëshe. Të njejtën vlerë pati edhe kontrata për botimin e autobiografisë së Bill Klintonit në vitin 2004.

Libri pritet me mjaft interes, pasi 40-vjeçarja premton se do të rrëfejë gjithçka nga eksperienca e vështirë e saj 13 vjeçare e të jetuarit si në një burg dhe se si suksesi është hakmarrja më e mirë.

Tv Klan