Bujar Vukaj: “Nga administrata doganore krahas objektivave të mbledhjes së të ardhurave fiskale ka qenë kohët e fundit një prioritet i punës tonë. Lufta kundër trafiqeve të llojeve të ndryshme që kryhet nëpërmes doganës siç është trafiku i qenieve njerëzore, trafiku i drogës, i automjeteve, prirja për tendenca për ose rreziku për të futur në territorin e vendit tonë lëndë radioaktive është një kalim i orientimit të doganës nga një institucion kryesisht për mbledhjen fiskale në një institucion tashmë edhe për përmbushjen e standardeve të sigurisë së kufijve. Ne bëmë kontrollin e mjeteve mbështetur dhe në analizën e riskut, por për drogën dhe për kalimin e parasë cash në doganë, parandalimin e pastrimit të parasë dhe jemi të bindur që do të dalin pozitivisht edhe nga raporti më i fundit i vëzhguesve të Bashkimit Evropian, të cilat para pak ditësh kontrolluan edhe përmbushjen e këtij objektivi kaq të rëndësishëm të punës tonë. Jemi në një moment prag fushate elektorale. Duket që nisur edhe nga përvojat e më përparshme negative të drejtim subjekte, të cilat kanë pasur një CV problematike në raport me doganën në të kaluarën kanë shfaqur tendencë për kontrabandë. Rasti i kafesë në Kapshticë, 27 ton kafe, rasti i para dy ditëve i një i 80 ton gaz, i cili tentoi të futet kontrabandë, rasti i sotëm i cili është në ndjekje po në degën e doganës së Vlorës, kur një sasi prej afro 1 mijë shishe verë u tentua dhe kaloi doganën duke thënë pa pullë fiskale, janë tendenca të qarta të rritjes së trysnisë nga subjektet, por të bërë kontrabandë, tendenca të cilat në raste të veçanta dhe nga punonjës të veçantë gjejnë edhe mbështetje. Para këtyre rasteve absolutisht neve jemi të prerë është qëndrimi i qartë i qeverisë shqiptare, i cili ka qenë që ditën e parë në pushtet dhe vazhdon që lufta kundër kontrabandës, lufta kundër evazionit fiskal të zhvillohet dhe të kryhet me tolerancë zero.”/tvklan.al