Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Gjykata e Rrethit të Fierit ka marrë masën e sigurisë, burg pa afat ndaj autorit të krimit të trefishtë Pelivan Hysenaj. Ky shtetas para tre ditësh ka vrarë për motive xhelozie gruan e tij Fatbardha Hysenaj 38 vjeç, djalin Margys Hysenaj 13 vjeç, si dhe vëllain e tij Gëzim Hysenaj.

Gjyqtarja Brunilda Kadi, vlerësoi të ligjshëm arrestin e tij në flagrancë, të kryer nga oficerët e policisë gjyqësore. Gjatë seancës gjyqësore Pelivan Hysenaj ka mbajtur një qëndrim gjakftohtë dhe ka deklaruar se vrasjet i ka bërë me paramendim dhe se nuk ndjenë asnjë keqardhje për atë që ka kryer. Gjithashtu, ai ka shprehur, se në momentin që ka kryer vrasjen e të birit ka qenë duke biseduar me të e duke i thënë se meritonte të vritej si mamaja.

I pandehuri është shoqëruar në dhomat e paraburgimit në komisariatin e Fierit./tvklan.al