Një tjetër Park Arkeologjik, që po njeh rritje të vizitorëve është ai i Bylist. Ndonëse ka ende për të gërmuar dhe zbuluar nga ky park, ka ngjallur interes veçanërisht për turistët e huaj.

Përgjegjësi i parkut, Ardit Shehu, shprehet se investimi në infrastrukturë që e bën me të lehtë aksesin e parkut për qytetarët, ka sjellë edhe një rritje të numrit të vizitorëve.

Edhe pse jo me një fluks, si Butrinti, apo Parku Arkeologjik i Shkodrës, ata që e kanë vizituar, kanë ikur me mbresat më të mira.

Këtë të hënë, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, prezantuan planin e menaxhimit të Butrintit, me vlerë 6 milionë Euro, ku veç restaurimit dhe mirëmbajtjes synohet të investojnë në gërmime të reja arkologjike, krijimin e shtigjeve turistike dhe ngritjen e një muzeu.

Tv Klan