Një bombë e Luftës II Botërorë, e cila u gjend në ditët e para të këtij muaji në Selanik, është çaktivizuar me sukses nga specialistët grekë.

Me shumë se 70 mijë persona janë detyruar t’i nënshtrohen evakuimit, me i madhi qe Greqia ka parë në kohë paqeje, në një zonë veriore të Selanikut.

Bomba e pashpërthyer, e cila peshonte 250 kg, u zbulua gjatë gërmimeve për vendosjen e tubave të depozitave të naftës, pranë një pikë karburanti në ndërtim.

Bomba e gjetur peshon 250 kg dhe i takon periudhës se Luftës II Botërore. Besohet se bomba ka renë aty gjatë një sulmi ajror të vitit 1940.

Më shumë se 1000 policë dhe 300 vullnetarë, kanë marrë pjesë në aksionin e evakuimit, i cili u shtri në një rreze prej 2 km.

Bizneset, shkollat, kishat dhe çdo shërbim publik u mbyll. Pikat e karburanteve gjithashtu u njoftuan që të boshatisin depozitat e tyre, për të shmangur rreziqet në rast të ndonjë shpërthimi. /Tv Klan