Ndryshimi në pamje i këngëtares vjen pak ditë pas ndarjes nga Shawn Mendes

Artisja me famë ndërkombëtare Camila Cabello ka ndryshuar modelin e saj të flokëve vetëm disa ditë pasi konfirmoi ndarjen nga ish-partneri Shawn Mendes.

Këngëtarja ndau disa foto në llogarinë e saj në Instagram ku tregonte flokët dhe grimin perfekt. Pamja e re i ka rënë në sy edhe ish-të dashurit të saj i cili i ka pëlqyer fotot.

Megjithatë nuk dihet nëse ndryshimi është i përhershëm apo thjesht një paruke e vendosur nga këngëtarja.

Fansat e kanë  mirëpritur lookun e ri të artistes dhe ata nuk janë kursyer me komente ku kanë komplimentuar këngëtaren me famë ndërkombëtare.

Kujtojmë se çifti njoftuan gjatë javës së kaluar ndarjen e tyre në një deklaratë të përbashkët të bërë në rrjete sociale.

Klan News