Popullariteti i saj është rritur shumë që pasi monarkja i dha asaj titullin bashkëshorte mbretëreshë

Camilla, gruaja e mbretit të ri të Britanisë Charles III në një intervistë për Reuters ka deklaruar se buzëqeshja e mbretëreshës së ndjerë Elizabeth ishte “e paharrueshme”.

 “Ajo ka qenë pjesë e jetës sonë përgjithmonë. Unë jam 75 vjeç tani dhe nuk më kujtohet askush përveç Mbretëreshës. Duhet të ketë qenë kaq e vështirë për të që të ishte një grua e vetmuar. Nuk kishte gra kryeministre apo gra presidente. Ajo ishte e vetmja, kështu që mendoj se ajo e ka gdhendur rolin e saj’, ka thënë Camilla bashkëshortja e Mbretit Charles III.

Camilla, gruaja e dytë e Charles, është rritur në popullaritet që kur u martua me mbretin e ri në vitin 2005, pasi më parë ishte kritikuar dhe fajësuar nga shtypi dhe shumë britanikë se shkaktoi prishjen e martesës së tij të parë me princeshën e ndjerë Diana.

Por kjo duket sikur u zbeh me kohën kur në Shkurt mbretëresha Elizabeth shënoi 70 vjet në fron duke i dhënë bekimin e saj Camilla-s duke marrë titullin bashkëshorte mbretëreshë, duke thënë se ishte “dëshira e saj e sinqertë” që ajo ta bënte këtë.

 “Ajo vendosi një rregull që kishte kohën e saj private dhe pasionet e saj private dhe më pas rolin e saj publik. Dhe unë mendoj se është shumë e rëndësishme që ditari të jetë i planifikuar në mënyrë që të dini kur jeni në detyrë dhe kur. Dëshira e saj ishte të rrinte në periudhën e verës në Skoci, edhe pse mund të kishte zgjedhur të qëndronte me familjen e saj , por ajo zgjodhi të bënte gjërat si i donte”, ka thënë Camilla.

Garat me kuaj ishin gjithashtu pasioni i Mbretëreshës Elizabeth. Kuajt e monarkes së ndjerë fituan më shumë se 1800 gara dhe prania e saj vjetore në Royal Ascot dhe Epsom Derby pasqyronte një interes të thellë personal po aq sa kryerja e detyrës mbretërore.Një pronare dhe mbarështuese entuziaste, me Royal Stud në pronën e saj në Sandringham, ajo kishte një njohuri të thellë për këtë sport.

Ndërkaq një portret që nuk ishte shfaqur më parë i Mbretëreshës Elizabeth II u publikua nga Buckingham Palace në prag të funeralit të saj. Portreti që tregon mbretëreshën e veshur me një fustan njgyrë bojqielli dhe me karfica në krah si dhe me një varse me perla është bërë në muajn maj në Kështjellën Windsor nga fotografi Ranald Mackechnie, përpara festimeve të Jubileut.

Klan News