Ajo nuk tingëlloi siç ishte planifikuar për shkak të problemeve teknike, autoritetet kanë hapur një hetim

Big Ben-i nuk tingëlloi siç ishte planifikuar në momentin kur në të gjithë Britaninë u mbajt një minutë heshtje në nder të Mbretëreshës Elisabeth II. Kjo për shkak të një çështjeje teknike të paspecifikuar. Mijëra njerëz që shikonin nga shtëpia, si dhe shumë të tjerë në qendër të Londrës mbetën të hutuar pas heshtjes minutëshe që u mbajt mbrëmjen e djeshme për Mbretëreshën.

Këmbana brenda Kullës duhej të binte për të shënuar në mënyrë simbolike fillimin dhe fundin e epokës së Mbretëreshës Elisabeth II në mbarë Mbretërinë e Bashkuar por sekondat kaluan pa asnjë tingull nga kulla ikonë.

Çështja po hetohet dhe duhet që sahati i famshëm të jetë në funksion të plotë deri në funeralin për Mbretëreshën. Big Ben do të bjerë një herë në minutë ndërsa arkivoli i monarkes së ndjerë largohet nga Westminster Abbey.

Një zëdhënës i Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar bëri të ditur se do të testohet përsëri zilja e famshme për të nderuar monarken më jetëgjatë në Britani. Për zilen do të përdoret një shall, i cili redukton ndikimin e zërit dhe krijon një ton më të qetë.

Njerëz të shumtë ulën kokat në heshtje për të nderuar Mbretëreshën, shoqëruar edhe me një duartrokitje për të gjithë rolin e saj që përcaktoi një epokë të tërë për Britaninë dhe mbarë Botën.

Klan News