Ministri i Mirëqenies sociale, Blendi Klosi ka çelur siparin e panairit te zejtarisë dhe kreativitetit.  Ai deklaroi se  brenda 6 muajve do të ngrihet dhoma  e zejeve, ndërsa theksoi se janë ndërmarrë nisma  për  mbrojtjen e prodhimit vendas.

Jemi të vendosur të mbrojmë trashëgiminë tonë. Bizneset familjare të zejeve, lehtësi financiare. Zero taksa për biznesin familjar të zejeve. E papranueshme që ne qendrat tona historike, tregtohen mallra importi

, u shpreh ministri Klosi.

Se fundi, ministri Klosi kërkoi që zëri i zejtarëve të jetë i bashkuar në mënyrë që të mbrohet puna e tyre.  Nga ana tjetër ai e konsideroi të pafalshme që në pazaret e  qyteteve historike të mos ketë prodhime shqiptare.

Tv Klan