Politikanët shqiptarë kanë dhënë opinioni e tyre në lidhje me deklaratën e Arben Imamit që Shqipëria duhet të unifikohet me Kosovën. Pjetër Arbnori u shpreh se një gjë e tillë mund të ndodhë nëse një komb unifikohet në mënyrë paqësore dhe me marrëveshje si dhe pa ndryshuar kufijtë me dhunë. Skënder Gjinushi u shpreh se kjo gjë mund të shoqërohej dhe me pasoja. Sabri Godo tha se Imami flet me qitje të largët dhe se kjo gjë mund të ndodhë kur Ballkani të integrohet në Europë./tvklan.al