Armando Broja, vazhdon të mos e ketë të qartë të ardhmen e tij. Sulmuesit i është bërë e ditur se nuk është në planet e Chelsea-t dhe duhet të gjejë një skuadër të re, por ende nuk ka një marrëveshje.

Blutë e Londrës, ishin të vendosur për ta shitur përfundimisht lojtarin, duke refuzuar disa herë ofertat në huazim.

Megjithatë, duket se drejtuesit kanë ndryshuar qëndrim. Sipas “The Athletic”, Chelsea do të pranojë ta largojë Brojën në huazim, por vetëm në një marrëveshje që në fund të sezonit të jetë detyrim blerje për 30 milionë euro.

Ky vendim vjen pak ditë para mbylljes së merkatos, pasi londinezët nuk duan ta mbajnë më tepër lojtarin, që nuk do të jetë pjesë e ekipit të parë nëse qëndron.

Në Premier League, janë tre klube që kanë shfaqur interes për 22-vjeçarin shqiptar, ndër to, Everton, Wolves dhe Ipswich. Ditët e ardhshme do të jenë vendimtare për të ardhmen e Brojës. /tvklan.al