Në këtë periudhë të vitit thashethemet e transferimeve janë kudo dhe tifozët e klubeve të Serisë A po pyesin se me kë do të nënshkruajnë skuadrat e tyre.

Stagnimi sigurisht nuk është një opsion për disa nga klubet më të respektuara të Italisë. Ndërsa disa palë janë të kufizuara për sa i përket burimeve që kanë në dispozicion, ka skuadra të tjera që do të kërkojnë të përforrëcohen këtë sezon.

Juventusi për shembull pritet të shpenzojnë shumë në një përpjekje për t’u rikthyer në majën e futbollit në Itali.

Në fund të fundit, Interi arriti në titullin e 20-të të Serie A, duke fituar kompeticionin me një epërsi marramendëse prej 19 pikësh ndaj rivalëve të qytetit Milan. Për kundërshtarët e Interit, ishte një skenar i dhimbshëm duke pasur parasysh natyrën tipike konkurruese të ligës. Këtë verë zikaltërve i janë bashkuar emra që e përmirësojnë cilësinë e skuadrës së tyre si Piotr Zielinski, Mehdi Taremi dhe Josep Martinez.

Ylli i Juventusit, Federico Chiesa mund t’i bashkohet një rivali

Kishte probleme të mëdha në Juventus sezonin e kaluar, duke sugjeruar se mund të ketë shumë trazira në klubin me bazë në Torino në javët e ardhshme. Lojtarë si Khéphren Thuram, Michele Di Gregorio, Juan Cabal dhe Douglas Luiz i janë bashkuar tashmë klubit, por ka një numër lojtarësh që pritet të largohen. Një prej tyre është Federico Chiesa. Ai nuk është i gatshëm të nënshkruajë një zgjatje të kontratës me klubin dhe marrëveshja e tij përfundon në vitin 2025, që do të thotë se Juventusi mund të kërkojë të ta lejë të lirë që këtë verë ne mënyrë që të mos jetë një transferim i lirë në sezonin e ardhshëm. Italiani ka qenë shumë i prirur për tu lënduar dhe emri i tij përflitet për një kalim të mundshëm tek Napoli po edhe në Premie League.

Interi në “gjurmët” e të rinjve.

Ziklatërit kanë një ekip të mirë për momentin por kjo nuk do të thotë se nuk mund të përmirësohen ende.

Dan Ndoye, një lojtar që spikati për Zvicrën në Euro dhe shkëlqeu për ekipin e tij, Bolonja, sezonin e kaluar. Paraqitjet mbresëlënëse të 23-vjeçarit kanë bërë që Inter të shfaq interes për të. Bolonja nuk është e prirur për të larguar lojtarin që vitin e kaluar e bleu për 9 milionë euro. Megjithatë, ish-lojtari i Baselit nuk është artikulli i përfunduar, por ai është një lojtar që Interi mund të kërkojë sërish. Interi është gjithashtu i lidhur me një lëvizje për Albert Guðmundsson të Genoas dhe Tanner Tessmann të Venezias, megjithëse transferimi i yllit amerikan duket më pak i mundshëm sot.

Napoli i Antonio Contes pritet të jetë shumë aktiv në merkato.

Pas emërimit të fundit të Antonio Contes si trajner i tyre i ri, Napoli pritet t’i sigurojë shefit të tyre të ri mjetet e nevojshme për t’u rikthyer në konkurrencë me klubet më të mëdha të vendit. Rënia e Napolit ka qenë shqetësuese, me fushatën e tyre fituese të titullit nga sezoni 2022-23 që ndihet si dekada më parë. Tani, me një trajner të ri në krye dhe me potencialin që klubi të rindërtohet dhe të shkojë përsëri në vendet e para të renditjes, tifozët e Napolit kanë arsye që të shpresojnë.

Romelu Lukaku është një lojtar që Conte e ka pasur për dy vite tek Inter. Një lojtar fizik që prej vitesh luan në Itali do të ishte një përforcim në sulmin e Napolit, në rast largimi të Osimeh.

Sulmuesi brazilian i Barcelonës, Vitor Roque, gjithashtu është lidhur me një lëvizje në Stadio Maradona së bashku me Chiesa-n e lartpërmendur. Mario Hermoso, një ish-mbrojtës i Atletico-s, i disponueshëm si një transferim i lirë, është një emër për mbrojtjen, një departament që Conte e ka forcuar tashmë përmes nënshkrimit të Alessandro Buongiorno dhe Rafa Marin.

Milani është i interesuar për një numër lojtarësh

Kuqezinjtë e Milanos kanë nënshkruar me kampionin e Evropës, spanjollin Morata. Por Milani po mendon të sjellë një qendërsulmues të dytë, plus një mbrojtës dhe një mesfushor qendror. Raportet e fundit sugjerojnë se Strahinja Pavlović është kandidati kryesor për pozicionin e qendërmbrojtësit, ndërsa Youssouf Fofana i Monacos është prioriteti për mesfushën. Milani do të takojë edhe babanë e Lazar Samardzic dhe tashmë i ka dërguar një ofertë Adrien Rabiot, i cili ka vendosur të mos vazhdojë kontratën e tij me Juventusin.

/tvklan.al