Real Madrid fitoi Superkupën Europiane, pasi mposhti në finale Atalantën me rezultatin 2-0.

Madrilenët e nisin sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme, duke marrë një trofe. 

Gjimshiti me shokë rezistuan pjesën e parë, madje iu afruan edhe golit, por pa sukses.

Fraksioni i dytë i lojës ishte tjetër histori, me Realin më kërkues. 

Në minutën e 59-të, Valverde zhbllokoi rezultatin pas një asisti të marrë nga Vinicius. 

9 minuta më vonë, Kylian Mbappe gjeti golin e parë me fanellën madrilene, duke shënuar në debutimin e tij.

Ky gol vulosi takimin në 2-0, pasi rezultati nuk ndryshoi deri në fund. 

Pas përfundimit, festa ishte legjitime për Real Madrid, që ngriti trofeun e Superkupës Europiane. /tvklan.al