Imane Khelif ka vendosur që të padisë milarderin Elon Musk dhe shkrimtaren JK Rowling pasi i akuzon se e kanë bullizuar në rrjetet sociale.

Avokati i fitueses së medaljes së artë olimpike në boks tha se edhe Donald Trump do të hetohet. Sipas tabloidit “The Sun”, boksierja algjeriane ka bërë kallëzim pranë autoriteteve franceze.

Në padi thuhet se ngacmimet në rrjetet sociale ndaj saj kanë qenë të një shkallë të lartë. Tashmë do të jetë radha e autoriteteve për të vendosur nëse çështja do të shkojë në gjykatë.

Khelif që fitoi medaljen e artë në boks në peshën pupël ka qenë në qendër të polemikave në lidhje me gjininë e saj.

E lindur femër, për shumë ajo nuk duhej që të garonte, për shkak të sasisë së lartë të testosteronit në trup.

Të shumta ishin figurat publike që në qëndrimin e tyre thanë se algjeriania nuk duhej të garonte pasi është mashkull.

Autorja e librit “Heri poter”, Rouling kritikoi boksieren pas duelit të saj të parë në olimpiadë kundër italianes Karini.

Ndërsa Musk në profilin e tij në rrjetin “X” shkroi se meshkujt nuk i përkasin sportit të femrave.

Klan News