ERE, të martën vendos për propozimin e OSHEE

Enti Rregullator i Energjisë do të shqyrtojë të martën tarifat e reja të faturimit të energjisë elektrike për furrat e bukës të cilat nuk tregtojnë vetëm prodhime brumi, por e kanë zgjeruar aktivitetin e tyre përmes ofrimit të ëmbëlsirave apo kafesë.

Pas diskutimeve të shumta me përfaqësuesit e furrave të bukës, OSHEE ka arritur një dakordësi për të vendosur regjimin me tre fasha për subjekte të ndryshme.

Kështu, në rast se subjektet janë vetëm furra buke, çmimi të mbetet në kuotën e 7.6 lekë për kilovat/orë.

Për ato ambiente që kanë furra buke, produkte pastiçerie apo produkte të tjera të brumërave, çmimi i propozuar është 9.5 lekë për kilovat/orë.

Ndërsa për ato ambiente që janë të zgjeruara edhe me bar kafe, çmimi propozohet të jetë 12 lekë për kilovat/orë.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku më herët bëri të ditur se janë 2600 furra në të gjithë vendin, të cilat ndikohen nga kjo skemë e re, teksa deri më sot rreth 4000 furra në të gjithë vendin e paguajnë energjinë elektrike me një çmim preferencial prej 7.6 lekë kilovat/orë.

Tv Klan