3 mujori i parë i vitit shënoi rritje të energjisë së prodhuar nga impiantet fotovoltaike me rreth 2%, sasi e cila arriti në 2,477,890 MWh. Të dhënat e bëra publike nga Enti Rregullator i Energjisë konfirmojnë se ishte muaji Mars ai që gjeneroi sasinë më të lartë krahasuar me dy muajt pararendës.

Sa i takon parqeve fotovoltaike, centrali më i madh diellor në Shqipëri, ai i Karavastasë prodhoi 45,400 MWh energji, duke shënuar sasinë më të lartë të energjisë së gjeneruar nga dielli në vendin tonë. Pas tij renditet impianti që ndodhet në digën e Qyrsaqit e që zotërohet nga KESH, sasia e prodhuar e të cilit në tremujorin e parë të vitit përllogaritet në 1,379 MWh.

Kontribut në sasinë e prodhuar kanë dhënë edhe bizneset të cilat operojnë në treg të lirë. Sasia e prodhuar prej tyre u rrit me 151 MWh. Sipas Entit Rregullator të Energjisë, ndryshe nga tremujori i vitit të kaluar, konsumi i energjisë elektrike ka qenë më i ulët në tre muajt e parë të vitit 2024, duke shënuar një rënie me 25.8%.

Tv Klan