Sfida për hyrjen e Shqipërisë në BE janë zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit 2009. Përfaqësuesi i Partive Popullore Evropiane në Forumin e Crans Montana në Shqipëri Patrik Vole, tha se procesi zgjedhor i 2009 duhet të jetë i lirë edhe i ndershëm. Duke e cilësuar si një mesazh për politikën shqiptare, Voller tha, se Shqipëria nën qeverisjen e kryeministrit Sali Berisha ka njohur rritjen më të madhe ekonomike në 2008.

Patrick Voller:Transparenca e zgjedhjeve parlamentare 2009 është sfida aktuale që Shqipëria duhet të përmbushë në rrugën për hyrjen e saj në Bashkimin Evropian. Qeveria e kryeministrit Berisha ka shënuar arritjet më të mëdha me reformat e saj por ato duhet të vazhdojnë edhe më në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Shqipëria shënoi një rritje ekonomike prej 6% në vitin 2008.

Nga ana tjetër Ministri i Jashtëm Basha, duke përshëndetur këtë sesion tha se vendet e Ballkanit perëndimor po përjetojnë rritje ekonomike në këtë periudhë krize dhe Shqipëria është vendi që e dëshmon më së miri këtë gjë.

Lulzim Basha:Rritja ekonomike po dëshmohet në të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Shqipëria është pasqyra shkëlqyer e kësaj arritjeje.”

Vlerësimet më të mira për forcat e armatosura të Shqipërisë në këtë takim ka dhënë edhe Komandanti i NATO-s për Shqipërinë Dimitrov.

Ministri i Ekonomisë Genc Ruli, theksoi në ditën e dytë të forumit ekonomik të Crans Montanës, se pavarësisht krizës globale Shqipëria vazhdon të jetë ndër ekonomitë më pak të prekura falë reformave të ndërmarra nga qeveria gjatë 3 vjetëve të fundit.

Genc Ruli:Jo vetëm që morën çmimin e tyre të vlerësimit nga shuam institucione ndërkombëtare, padyshim ishin reformat që kanë dhënë një … tashmë të matshme dhe të ndjeshme në modernizimin e ekonomisë shqiptare, në ndryshimin tërësor do të thoja të klimës së biznesit në Shqipëri dhe janë reformat të cilat në fund të fundit shërbyen si elementët pervetntivues dhe imunitar që Shqipëria sot të jetë një nga ekonomitë më pak të prekura. Nga kjo krizë që po përjetohet kodi rreth nesh.”/tvklan.al

Gazetare: Xhumelina Dervishi