Sot 3 vjet e 8 muaj pas ardhjes në pushtet të Partisë Demokratike, tha Ministri i Jashtëm Lulzim Basha në Librazhd ne kuvendin e 9 të PD-së lokale se ne dalim para jush krenar pasi kemi ndryshuar tërësisht imazhin e Shqipërisë e kemi futur atë mes shteteve demokratike dhe më të fuqishme të botës, kemi rritur mirëqenien dhe e kemi kthyer Shqipërinë në vend të preferuar për investime  dhe njëherësh po ndërtojmë  e rindërtojmë infrastrukturën në çdo cep të vendit.

Lulzim Basha: “Që udhëheqësit e botës së lirë, vetë presidenti amerikan Barack Obama do t deklaronte, jemi krenar për Shqipërisë si aleaten  tonë. Në një dorë flamuri kombëtar, në tjetrën të NATO-s dhe të artisë tonë do të ecim drejt këtij horizonti të sigurt për t’i çuar shqiptarët pa viza në Evropë dhe për t’i integruar ata si qytetarë të plotë të saj.

Basha ka komentuar edhe ndryshimin që përfaqëson Edi Rama duke i kujtuar atij se ishte pjesë e asaj politike që ai e konsideron të vjetër e cila e mbajti për 8 vjet peng integrimin e vendit. 

 Lulzim Basha: “Ky ndryshim i zotit Rama duhet të fillojë duke i kërkuar falje qytetarëve të Tiranës që ka 10 vjet që i mashtron dhe nuk i jep planin urbanistik të qytetit sepse është e vetmja mënyrë se si mund të vazhdojë të rrjepë përqindjet nga industria fitimprurëse e ndërtimit. Fëmijëve të Tiranës që ka 10 vjet që i mashtron që do t’ju bëjë shkolla të reja, kur sigurisht nuk ju bën sepse është i vetmi aktivitet jo fitim prurës dhe qytetarëve të gjithë Shqipërisë për gëzimin që nuk fsheh dot në raste fatkeqësish dhe për hidhërimin që nuk fsheh dot kur ne festojmë si komb.”

Shqiptarët, shprehu bindjen Ministri i Jashtëm Lulzim Basha do të vazhdojnë rrugën e ndryshimit që nisen me Partinë Demokratike edhe në katër vitet e ardhshme për të ecur përpara  në rritjen e  mirëqenies dhe zhvillimit të vendit./tvklan.al