Policia e Shtetit ka hartuar një plan të detajuar masash për sigurimin dhe mbarëvajtjen e ndeshjes Shqipëri-Gjeorgji që mbahet mbrëmjen e sotme në orën 20:45. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se hyrja në stadium do të fillojë në orën 18:00, ndërsa u bën thirrje qytetarëve që të shmangin blerjen e biletave në tregun e zi, pasi çdo biletë e falsifikuar do të evidentohet nga pajisja elektronike.

Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, si dhe për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve në qytetin e Tiranës, ditën e sotme, nga ora 15:00 deri në përfundim të ndeshjes, nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me bashkinë e Tiranës, do të aplikohen kufizime të qarkullimit të mjeteve në disa akse rrugore në afërsi të stadiumit.

Ndërkohë në zbatim të planit të masave, punonjësit e Policisë së Shtetit do të ushtrojnë kontroll të imtësishëm ndaj tifozëve, me qëllim parandalimin e futjes në stadium, të banderolave me përmbajtje raciste, të fishekzjarrëve, flakadanëve, lëndëve piroteknike dhe sendeve të tjera të forta.

Tv Klan