Koka: Tjetër zbulim arkeologjik në kryeqytet

Dëshmi të reja arkeologjike nga periudha otomane dalin në dritë.

Bëhet fjalë për një zbulim krejt rastësor në rrugën pranë gjimnazit, “Sami Frashëri”, që aktualisht është nën rikonstruksion.

Punëtorët kanë gjetur disa gurë varrezash të vjetra, ekzistenca e të cilave deri më sot nuk njihej.

Sipas arkeologëve kemi të bëjmë me një dëshmi të ndikimit turk në Shqipëri që i përket viteve 1700.

Në mbishkrimet e gurëve spikasin germat arabe. Zbulimi është injoruar dhe fshehur nga punëtorët, por ai ka rënë në sy të anëtarëve të familjes Petrela, të cilët kanë vënë në dijeni Institutin e Monumenteve të Kulturës.

Mërgim Petrela: “Pamë një gur aty dhe na tërhoqi vëmendjen se ishte i shkruar me germa arabisht ose turqisht. Ne e morëm këtë gur, e futëm brenda në shtëpi, lajmëruam monumentet e kulturës”.

Shumë prej gurëve të vjetër kanë përfunduar në lum së bashku me inertet e punimeve, ndërkohë që punëtorët kanë nxjerrë nga gërmimet edhe disa monedha.

“Gjatë gërmimeve me varinskun kena gjet varre të vjetra, kena gjet edhe monedha. Gjetëm edhe ato gurët e varreve, disa i kemi ngarkuar, kanë ikur në lum”.

Punimet në rrugë vazhdojnë, ndërsa arkeologët do të studiojnë më tej zbulimin.

Spiro Nika: “Kemi të bëjmë me një varrezë të përdorur gjatë periudhës otomane. Një e plasme mbi shkrim në gurë mermeri që është një pllakë përkujtimore, memoriale, murale. Nuk i përket ndonjë varri, por është, duhet të jetë ndonjë pllakë mbishkrimore në godinën, të një godine kulti të sektit Kadri. Është marrë vendimi nga drejtoria e Institutit të Monumenteve për shpallje në mbrojtje paraprake”./tvklan.al