Këngëtari promovon këngën e re dhe albumin e ardhshëm

Atherë kur askush nuk e priste Zayn Malik bëri një paraqitje surprizë në emsionin “The Tonight Show” me moderatorin Jimmy Fallon.

Këtë dalje surprizë Malik e shfrytëzoi për të promovuar projektet e reja në fushën e muzikës.

Gjatë nisjes së emisionit, Zayn kaloi në heshtje dhe i dha një letër Jimmi Fallon.

Në shënim shkruhej: Jimmy, shiko në të djathtën tënde për albumin tim. Kënga ime e re What i Am del këtë të premte nga albumi im i ardhshëm ‘Room Under The Stairs’, del më 17 maj. Shpresoj se do ta dëgjoni.

Publiku shpërtheu në duartrokitje ndërsa krijuesi i hitit Dusk Till Dawn u largua nga skena. Vetë Fellon premtoi se do t’i dëgjonte projektet e reja.

Ish- ylli i grupit të njohur One Direction, sjell albumin e tij të parë të parë në tre vjet të titulluar ‘Room Under The Stairs’.

Paraqitja e Malik në ‘The Tonight Show’ vjen pas tetë vitesh mungesë të këngëtarit.

Klan News