Lajme Arkiva 2003

Vendosja e mesatares si kriter pranimi në shkollat e larta nga Ministri i Arsimit Luan Memushi, ka ngjallur mjaft debate. Në situatën e krijuar tashmë dekanët e fakulteteve propozojnë që mesatarja të lidhet me grupin e lëndëve që është përzgjedhur në konkurrim. Mesataret fillojnë nga nota 5 me koeficient 3. Që do të thotë se çdo nxënës me mesatare 5 hyjnë në konkurrim me 15 pikë, kështu rritet vlerësimi i talenteve duke gjetur vetveten në testin special.

Shezai Rrokaj: Në këtë mënyrë në qoftë se i merr maksimalisht 70 pikë në testin special dhe ke notën 5 arrin 85 pikë, pra gjetja e kësaj formule kishte parasysh edhe nxitjen e talenteve, sepse mund të ndodhte që ka talente që janë shumë të mirë në matematikë, por në lëndët shoqërore apo në lëndët e tjera nuk janë mirë. Duke e marrë mesataren vetëm për lëndët speciale, domethënë lëndët që lidhen me degën ku konkurron i afrohet disi më shumë edhe talentit. Edhe shkëputja nga nota më e ulët në notën më të lartë nuk është kaq e madhe. Unë kam marrë vesh gjithashtu që ky ishte një propozim, ishte një mendim duhen parë argumentet në të mirë dhe në të kundërt dhe mendoj se do të ishte mirë që edhe propozimi ynë të merrej në konsideratë.

Si dekanëve të fakulteteve edhe nxënësve të shkollave të mesme, ky propozim i sivjetshëm i ka gjetur të papërgatitur. Megjithatë, nxënësit e shkollës Çajupi u shprehën se;

Studente: Mesatarja është një mundësi e mirë besoj pasi u jep mundësi që nxënësit që kanë mësuar katër vite te kenë mundësi që të vazhdojnë fakultetin ndërkohë që nëse kjo mesatare nuk do të ishte, fakulteti mund të merrej me mënyra të tjera duke ndërhyrë.

Studente: Mesatarja është mirë sepse ne në fund të fundit në qoftë se gjatë 4 viteve kemi bërë diçka kemi mësuar gjithë kohës, në fund fare ne do të marrim atë që meritojmë.

Studenti: Është dhënë komunikimi me vonesë sepse ne këto ditët e fundit jemi lajmëruar për këtë rregull të ri. Nuk e di a është aprovuar apo jo por prapë mendoj se kjo vonesa në komunikim ndaj nesh nuk është prioritet, është vështirësi e madhe./tvklan.al