Komisioni parlamentar për çështjet kushtetuese dhe ligjet ka debatuar mbi projektligjin për përgjimin e telekomunikimeve. Pas 4 variante propozimi, projektligji synon që tu lejojë organeve të specializuara si Shërbimi Informativ Shtetëror, Policia Kriminale, struktura e kontrrollit të brëndshëm në Ministrinë e Rendit Publik dhe Ministrisë së Drejtësisë përgjimin e telefonisë fikse dhe të lëvizëshme si metodë pune për realizimin e detyrës në parandalimin e krimit. Premtuar 3 vite më parë aparati i përgjimit mund të vijë nga Anglia, por ligji do të parashikojë që kompanitë private të telefonisë celulare përpara se të marrin licensën duhet që teknologjia e përdorimit të ketë të përfshirë paisjen e përgjimit. Në të njëjtën kohë mund të kryhen 200 përgjime, bërthama elektronike komanduese është në varësi të Prokurorit të Përgjithshëm i cili njihet me rezultatet e përgjimit gjatë dhe në përfundim të afatit 3 mujor, kohëzgjatja e një përgjimi përcaktuar nga ligjvënësit.
Ligji do të jetë i zbatueshëm nga të gjithë me përjashtim të përfaqsuesve të trrupit diplomatik në Tiranë, si dhe:
Spartak Braho: “Deputetët, presidenti, prokurori, të tërë personat që kanë imunitet nuk lejohet që të kryhen ndaj tyre veptimtari përgjimi”.
Për hartimin e këtij projektligji është ndjekur eksperienca e shërbimeve sekrete angleze dhe FBI-së amerikane./tvklan.al