Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Për zgjedhjet e vitit 2005 nuk do të jetë gati infrastruktura e pajisjes së votuesve me karta identiteti dhe informatizimi i zyrave të gjendjes civile. Ministri i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit Ben Blushi, ka pranuar këtë fakt në komisionin parlamentar të Rendit dhe SHISH.

Neritan Ceka: “Natyrisht që jemi të vonuar në të gjithë procesin e dokumentacionit të qytetarëve në Shqipëri dhe të paketës së dokumenteve është një nga pikat kryesore edhe në procesin e integrimit evropian dhe synimi është që krijojmë një sistem kartash, të cilat të jenë të besueshme me standardet ndërkombëtare”.

Për opozitën kjo vonesë bëhet qëllimisht, për manipuluar sërish zgjedhjet parlamentare.

Shaban Memia: “Duke iu referuar procesit zgjedhor, ky është një problem shumë i madh dhe shqetësues, që ne na çon në përfundimin që mungesa e vullnetit lidhet me qëllimin që të vazhdohet të paraqitet në zgjedhjet e ardhshme përsëri me të njëjtën situatë që kemi pasur me listat zgjedhore”.

Informatizimi i gjendjes civile kushton 6.5 milion euro dhe mbulohet nga buxheti i shtetit. Regjistri civil sipas kryetarit të komisionit Ceka është një proces më i gjatë. Deri në muajin Maj do të pajisen e karta identiteti vetëm qytetet e mëdha, ku janë shfaqur më shumë probleme me listat e zgjedhësve. Ne total duhet të shpërndahen 2.7 milion karta, të cilat do të blihen nga qytetarët me 500 lekë të reja./tvklan.al

Gazetare: Arta Tozaj